Ndërlidhjet

logo-print

Organizata djathtiste protestojnë kundër ekstremizmit islamik


17 persona janë arrestuar, ndërsa 4 policë janë plagosur në protestat e organizatave të djathta në qytetin Stouk në Angli.
Më heret rreth 300 veta ishin tubuar për të protestuar kundër ekstremizmit islamik, ndërsa konfliktet me policinë shpërthyen kur disa pjesëmarrës të protestës tentuan të depërtojnë kordonin e policisë për t’u konfrontuar me aktivistët e organizatave antifashiste.
Organizata djathtise Liga Mbrojtëse e Anglisë, që organizoi këtë protestë, është themeluar në vitin 2009 dhe deri më tash ka organizuar disa protesta kundër islamit në Britaninë e Madhe, që kanë përfunduar me trazira dhe të arrestuar.
XS
SM
MD
LG