Ndërlidhjet

logo-print

MekKristal: Shtimi i forcave i detyron talibanët për marrëveshje


Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, Stenli MekKristal, shpreson se shtimi i nivelit të trupave do t’i dobësoj talibanët aq sa liderët e tyre do ta pranojnë marrëveshjen paqësore dhe me këtë do të përfundonte lufta.

Në intervistën për të përditshmen londineze, Fajnenshël Tajms, gjenerali MekKristal, tha se arritja e 30 mijë trupave shtesë të Shteteve të Bashkuara, do të japë një progres “shumë të dukshëm pozitiv”.

Ai ka theskuar edhe çështjen se në të ardhmen talibanët do të mund të ndihmonin në udhëheqjen e Afganistanit.

Këto komente u bënë para takimit ndërkombëtar për Afganistanin, që mbahet të enjten në Londër.
XS
SM
MD
LG