Ndërlidhjet

Kinë: Refuzohet involvimi në sulmet në internet


Kina e ka hedhur poshtë involvimin në sulmet në internet, pasi Ministria e informacioneve dhe e teknologjisë akuzat e paraqitura i ka vlerësuar si të “pabaza”.

Këshilli shtetëtor kinez pat thënë se censurimi kinez i internetit është legal dhe “palëve të tjera” u kishte tërhequr vërejtjen që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës.

Kompania Google ka thënë se ishte cak i sulmeve kompjuterike në Kinë dhe tashmë është kërcënuar se do të tërhiqet nga ky vend.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar që Pekini të zhvilloj hetime lidhur me akuzat e kompanisë Google dhe ka theksuar se Kina ishte ndër vendet që ishin “në krye të kërcënimeve për lëvizjen e lirë të informatave”, gjatë vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG