Ndërlidhjet

Bejrut: Aeroplani përplaset në det

  • RFE /RL

Aksion i shpëtimit...

Aksion i shpëtimit...


Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur në Detin e Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut.

Raportohet se aeroplani është zhdukur nga radarët menjëherë pasi është ngritur, nëpër mot të keq.

Deri tash, ekipet e shpëtimit i kanë gjetur rreth 20 kufoma, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit eventualë.

Njëra nga udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban.

Shkaqet e kësaj përplasjeje nuk dihen, por presidenti i Libanit, Mishel Suleiman, tha se nuk dyshohet në sabotim.

“Deri më tash nuk ka indikacione se bëhet fjalë për një akt terrorist”, deklaroi presidenti Suleiman në një konferencë për shtyp.

“E gjithë Qeveria e Libanit dhe agjencitë e saj bëjnë gjithçka të mundur për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për t’i shpëtuar. Kjo është tragjedi”, tha Suleiman.

Shumica e udhëtarëve ishin libanezë dhe etiopianë, por kishte edhe britanikë, kanadezë, rusë, francezë, irakianë dhe shtetas të Sirisë.

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, sot shpalli ditë zie kombëtare.

Gjithashtu ka pasur raporte për vetëtima në kohën kur është ngritur aeroplani, i cili fluturonte për në Adis-Abeba të Etiopisë.


XS
SM
MD
LG