Ndërlidhjet

logo-print

U gjetën 20 kufoma nga aeroplani i Etiopisë



Rreth 20 trupa të pajetë janë zbuluar nga aeroplani i kompanisë ajrore të Etiopisë, i cili në kushte të rënda të motit sot u përplas në Detin Mesdhe, pak pas fluturimit nga Bejruti.

Shkaqet e përplasjes së aeroplanit nuk dihen, por presidenti i Libanit, Mishel Suleiman, tha se nuk dyshohet në sabotim.

E gjithë qeveria e Libanit dhe agjencitë e saj bëjnë gjithçka të mundur për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për t’i shpëtuar. Kjo është tragjedi”, tha Suleiman.

Në aeroplan ndodheshin 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica libanezë dhe etiopianë, por kishte edhe britanikë, kanadezë, rusë, francezë, irakianë dhe shtetas të Sirisë.

Kryeministri i Libanit Saad Hariri sot shpalli ditë zie kombëtare.

Gjithashtu ka pasur raporte për vetëtima në kohën kur është ngritur aeroplani, i cili fluturonte për në Adis-Abeba të Etiopisë.
XS
SM
MD
LG