Ndërlidhjet

Haiti: Mbi 235 mijë njerëz e kanë braktisur kryeqytetin



Më shumë se 235 mijë njerëz kanë braktisur kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens dhe kanë kërkuar strehim në rajonet rurale, të cilat janë më pak të goditura nga tërmeti, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Zyra e KB për koordinimin e ndihmave humanitare tha se në kampet në Port-o-Prens aktualisht ndodhen rreth 800 mijë njerëz.

Nga tërmeti i 12 janarit që goditi Haitin, kanë vdekur të paktën 150 mijë njerëz, ndërsa rreth gjysmë milion të prekur kanë marrë ndihma humanitare, njoftoi OKB-ja.

Sot në Montreal, mbahet një takim për nevojat e Haitit, ku do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të SHBA-ve, Francës dhe disa vendeve të Amerikës Latine. Qeveritë kanë premtuar afro 1 miliardë dollarë, përfshirë 575 milionë dollarë nga 27 vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG