Ndërlidhjet

Filmi "Avatar" i thyen rekordet



Realizimi më i ri kinematografik i regjisorit i Xhejms Kamerun e ka thyer rekordin e arkëtimeve në kinematë botërore.

Shtëpia kinematografike “20th Century Fox” njoftoi se filmi “Avatar” është ngjitur në vendin e parë të klasifikimit, duke e tejkaluar filmin “Titaniku”.

Në gjashtë javë, “Avatar” ka arkëtuar 1.841 miliardë dollarë në gjithë botën, ndërsa “Titanik” e mbante rekordin me 1.843 miliardë.

Pritet që suksesi im "Avatar" të vazhdojë pasi filmi do të transmetohet edhe përgjatë dy javëve.
XS
SM
MD
LG