Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Karubi 'e njeh Ahmadinexhadin' si president



Lideri i opozitës në Iran Mehdi Karubi duket se e ka njohur Mahmud Ahmadinexhadin si president të vendit.

I biri i Karubit, Hosein, i tha Radios Evropa e Lirë se kandidati presidencial reformator ende beson që zgjedhjet e qershorit u përcollën me mashtrime.

Por ai tha se Ahmadinexhad e ka mbështetjen e udhëheqësit suprem, Ajatolah Ali Hamnei.

Ky do të ishte pranimi i parë publik nga ana e Karubit që kur rizgjedhja e kontestuar e Ahmadinexhadit në qershor nxiti një valë të protestave të opozitës.
XS
SM
MD
LG