Ndërlidhjet

Bagdad: 36 të vrarë, 70 të plagosur në tre shpërthime



Tre shpërthime të fuqishme që goditën qendrën e Bagdadit, kanë vrarë të paktën 36 njerëz dhe plagosën 70 të tjerë.

Njëra bombë shpërtheu në hyrje të hotelit Sheraton, në brigjet e lumit Tigër. Bomba e dytë shpërtheu afër një hoteli që përdoret për takime të zyrtarëve, ndërsa shpërthim i tretë në një hotel ku qëndrojnë shumica e gazetarëve të huaj.

Zyrtarë të paemëruar të ministrisë së brendshme kanë thënë se të tri shpërthimet janë shkaktuar nga automjete bomba.
XS
SM
MD
LG