Ndërlidhjet

Irak: Ekzekutohet 'Ali Kimiku'



Ali Hasan al-Maxhid, i njohur si 'Ali Kimiku', është ekzekutuar sot, një javë pasi u dënua për sulmin në Halabxha në vitin 1988, ku u vranë rreth 5 mijë kurdë.

Zëdhënësi i qeverisë së Irakut Ali al-Dabah konfirmoi se al-Maxhid ishte ekzekutuar me varje.

Al-Maxhid ishte kushëri i ish liderit irakian Sadam Husein, i cili poashtu u var në vitin 2006.

'Ali Kimiku' u dënua me vdekje në katër gjykime të ndara për sulmet ndaj kurdëve në vitet e 1980-ta.

Human Rights Watch ka thënë se si ishte përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e rreth 100 mijë kurdëve joluftëtarë.
XS
SM
MD
LG