Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Estonisë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian t’i japë Ukrainës status special dhe ta inkurajojë drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.
“Është e qartë se partneriteti nuk është i mjaftueshëm për Ukrainën, por ata nuk janë të gatshëm për anëtarësim”, tha shefi i diplomacisë lituaneze, Vjagudas Usackas.
Homologu i tij estonez Urmas Paet tha se Ukraina “duhet të ketë perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Komentet e tyre u bënë në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale ndërmjet Viktor Janukoviç dhe Julia Timoshenko.
Analistët thonë se epilogu mund të ndikojë në qëndrimin e Ukrainës ndaj Perëndimit.