Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia i ofron Kosovës përvojat në integrimet euroatlantike



Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Jandorkoviç i ka thënë ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, se Kroacia do të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme me Kosovën.

Me njohjen e Kosovës, Kroacia e pranoi “realitetin e ri politik”, transmetohet të ketë thënë Jandorkoviç.

Shefi i diplomacisë kroate ka theksuar se Zagrebi zyrtar është i gatshëm t’i vë në dispozicion Kosovës përvojat e veta në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të ndërtimit të institucioneve shtetërore.
XS
SM
MD
LG