Ndërlidhjet

Bejrut: Stuhia e fortë shkaktare e rrëzimit të aeroplanit



Ministri i Mbrojtjes i Libanit, Elias Mur tha se stuhia e fuqishme me siguri e ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit në Detin Mesdhe, pak pas ngritjes nga aeroporti i Bejrutit.

Autoritetet e Libanit menjëherë e përjashtuan mundësinë që shkak i rrëzimit të jetë terrorizmi dhe sabotazhi.

Rreth 20 trupa të pajetë janë zbuluar nga aeroplani i kompanisë ajrore të Etiopisë, i cili nga Bejruti fluturonte për në Adis Abeba.

Kryeministri i Libanit shpalli ditë zie kombëtare.
XS
SM
MD
LG