Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen shpalos strategjinë për Afganistanin




Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e ka theksuar rëndësinë që qeveria afgane të lejohet t’u prijë përpjekjeve të pajtimit dhe ri-integrimit kombëtar.

Duke folur mbi planet e qeverisë afgane për të biseduar me disa nga fraksionet brenda talibanëve që të binden të largohen nga milicitë radikale, Rasmusen tha se është “kyçe” që propozimi i tillë të dalë nga qeveria e Afganistanit.

Rasmusen tha se talibanët nuk mund të fitojnë ushtarakisht.

“Ata nuk do ta rifitojnë pushtetin në Afganistan” sepse “populli afgan dëshiron liri dhe demokraci; ata nuk duan kthimin e talibanëve”, tha Rasmusen.

Ai tha se bartja e përgjegjësive tek forcat afgane të sigurisë do të jetë tema kryesore në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin në Londër, e cila fillon të enjten më 28 janar.

XS
SM
MD
LG