Ndërlidhjet

Futbollisti i Paraguajit në gjendje kritike, por stabile



Njëri nga futbollistët më të mirë të Amerikës Latine është në gjendje kritike por stabile pasi u qëlllua në një bar në Qytetin e Meksikës.

Salvador Kabanas pritet ta udhëheqë Paraguajin në botërorin e sivjemë në Afrikën e Jugut.

Sulmuesi 29-vjeçar u operua të hënën, por mjekët thanë se nuk ia dolën ta heqin plumbin nga kafka e tij, nga frika se heqja mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

Autoritetet e Meksikës thonë se plaçkitja nuk mund të ketë qenë motiv për sulmin ndaj Kabanas, i cili ishte në bar bashkë me gruan e tij, dhe se hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG