Ndërlidhjet

AI: Rumania të ndalë shpërnguljen e detyruar të romëve



Në raportin më të ri, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka akuzuar autoritetet në Rumani për shpërnguljen e familjeve rome nga shtëpitë e tyre dhe vendosjen e detyruar në kabina të përkohshme afër hedhurinave.

Raporti thotë se mënyra se si po bëhet shpërngulja e detyrueshme nga shtëpitë ka nxitur segregacionin racor në Rumani dhe i shkel obligimet ndërkombëtare të vendit për të drejtat e njeriut.

AI thotë se në Rumani janë rreth 2.2 milionë romë, 75% nga të cilët jetojnë në varfëri “si rezultat i diskriminimit të gjithanshëm”.
XS
SM
MD
LG