Ndërlidhjet

logo-print

Sri Lanka: Zgjedhje presidenciale, të parat pas luftës



Sri Lanka voton sot në zgjedhjet e para që nga përfundimi i luftës 20-vjeçare me kryengritësit e Tigrave Tamilë.

22 kandidatë garojnë për presidencën, por favoritë kryesorë shihen presidenti Mahinda Raxhapaksa dhe ish shefi i armatës, Sarath Fonseka.

Të dy këta bashkëpunuan ngushtë majin e kaluar në fushatën që çoi në mundjen e kryengritësve, por u bënë kundërshtarë politikë fill pasi ish komandanti i ushtrisë vendosi ta sfidojë presidentin me platformën e luftës kundër korrupcionit.
XS
SM
MD
LG