Ndërlidhjet

Venezuelë: Protesta për heqjen e TV opozitar



Policia e Venezuelës ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba kauçuku kundër mijëra studentëve të universitetit, për ta shpërndarë protestën, pasi qeveria e presidentit Hugo Çavez e ndërpreu një televizion kabllovik opozitar.

Demonstratat shpërthyen pasi kompanitë kabllovike, nën urdhërat e agjencisë së telekomukimeve, e hoqën nga eteri Radio Televizionin Karakas.

Ky kanal i pat sfiduar rregullat e reja, të cilat u kërkojnë kanaleve kabllovike që të transmetojnë program të detyruar, përfshirë disa nga fjalimet e Hugo Çavezit.
XS
SM
MD
LG