Burime të afërta me Kongresin bënë të ditur se Shtetet e Bashkuara e kanë njoftuar Kongresin se kanë vendosur t’i shesin armë Tajvanit.
Shitja mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, i cili e konsideron Tajvanin provincë të vet.
Shitja me gjasë përfshin helikopterë luftarakë, raketa mbrojtëse dhe pajisje për rrjetin telekomunikues të Tajvanit.
Megjithate, aeroplanët luftarakë nuk pritet të jenë pjesë e transakcionit.