Ndërlidhjet

Bagdad: 18 të vrarë nga shpërthimi



Të paktën 18 njerëz e kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Bagdadin qendror.

Shpërthimi kishte për cak ndërtesën e ministrisë së brendshme në lagjen Karadah.

Zyrtarët thanë se shumica e viktimave ishin policë.

Sulmuesi vetëvrasës e hodhi veten në erë me automjetin me eksploziv kur policia nuk e lejoi të kalojë në një postbllok.

Sulmi ndodhi një ditë pas tre shpërthimeve në kryeqytetin irakian që lanë 36 të vdekur dhe rreth 70 të plagosur.
XS
SM
MD
LG