Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Me Kosovën respektuam realitetin politik



Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se në vendimet për Kosovën kanë mbizotëruar vlerësimet se kjo është “respektim i realitetit politik, që është e pamundur të ndryshohet”.

Ai i ka thënë gazetës “Danas” se Podgorica kishte planifikuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën edhe më herët, por nuk e ka bërë këtë për shkak të “respektimit të informacioneve nga Beogradi”.

Lidhur me marrëdhëniet Podgoricë-Beograd, Gjukanoviq ka shtuar se “një pjesë e opinionit në Serbi ende nuk është i gatshëm të pranojë se Mali i Zi është i pavarur dhe e zhvillon politikën e tij në pajtim me vlerësimet e interesave kombëtare”.
XS
SM
MD
LG