Ndërlidhjet

logo-print

Moratinos: Serbia mund të luaj rol konstruktiv në Ballkan


Miguel Moratinos, ministër i jashtëm i Spanjës, që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se Serbia mund të luaj rol konstruktiv në Ballkan.

- Ne kemi diskutuar rolin konstruktiv që Serbia mund ta luaj në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht me shqetësimin kryesor, me fokus kryesor në Bosnjë Hercegovinë dhe si mund të punojnë ne së bashku me qasje pragmatike për ta zgjidhur situatën me Kosovën, në mënyrë pozitive, pragmatike dhe konstruktive, tha sot në Bruksel zoti Moratinos, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

I pyetur nëse Serbia e sheh Bashkimin Evropian me Kosovën dhe Serbinë në familjen evropiane, zoti Jeremiq theksoi se “pozicioni i Serbisë është se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet ta ketë të ardhmen e saj evropiane”.

Ai mëtutje theksoi se “askush, nuk duhet të lihet anash; e gjithë gjeografia e Ballkanit Perëndimor, në opinionin tonë, duhet të integrohet në BE, sa më parë”.
XS
SM
MD
LG