Ndërlidhjet

Francë: Rekomandohet ndalimi i pjesërishëm i ferexhes


Një Komitet parlamentar francez ka rekomanduar ndalesën e pjesërishme të ferexheve islamike në Francë.

Në raportin e publikuar sot të këtij komiteti, thuhet se femrave myslimane duhet tu ndalohet përdorimi i ferexhes në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shkollat, spitalet dhe transportin publik, meqë, siç theksohet, ferexheja është “në kundërshtim me vlerat e Republikës” dhe se kjo është “e papranueshme”.

Megjithatë, Komiteti nuk ka bërë thirrje për legjislaturë, e cila e ndalon ferexhen në rrugë dhe në hapësirat private.

Pas këtij raporti do të zhvillohet debati në Parlament lidhur me këtë çështje.

Kjo çështje ka ndarë partitë politike, pasi disa kanë tërhequr vërejtjen kundër masave, që mund t’i dëmtojnë myslimanët.

Në Francë jetojnë më se pesë milionë myslimanë. Kjo e bënë këtë vend me popullatën më të madhe myslimane në Evropë.
XS
SM
MD
LG