Ndërlidhjet

Irak: SHBA-të ende mbajnë 5 mijë të burgosur


Komandanti ushtarak amerikan, Xhon Hui, tha se në Irak ende mbahen afro 5 mijë të burgosur nën kontrollin e trupave amerikane.

Ai i tha programit për Irakun të Radios Evropa e Lirë, se burgu ushtarak Al-Taxhi do tu dorëzohet autoriteteve irakiane më 15 mars, ndërsa më vonë do të dorëzohen edhe pjesë të mëdha të kampit Kroper.

Kjo bëhet në harmoni me marrëveshjen për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

Koloneli Xhon Hui tha se forcat e Shteteve të Bashkuara, gjatë vitit 2009, i kanë liruar afro 12 mijë të burgosur.
XS
SM
MD
LG