Ndërlidhjet

logo-print

Milloshoski: Të bëhet përparim me Greqinë


Maqedonia do të propozoj hapa për përmirësimin e raporteve me Athinën dhe për zgjidhjen e mospajtimeve për emër me Greqinë, tha ministri i jashtëm Antonio Milloshoski.

Ai paralajmëroi se do të propozoj që Maqedonia dhe Greqia t’i hapin ambasadat dhe të nënshkruajnë marrëveshje për parandalimin e taksave të dyfishta, si shenjë e mbështetjes së Maqedonisë për problemet financiare të Athinës.

“Ne i kemi këto nisma dhe ne dëshirojmë ta stimulojmë Greqinë”, tha sot ministri Milloshoski në një konferencë për shtyp në Lubjanë të Sllovenisë, ku gjendet për vizitë.

Sipas tij, Maqedonia “dëshiron të bëhet një hap përpara lidhur me çështjen e emrit” me Greqinë.
XS
SM
MD
LG