Ndërlidhjet

Obama: Mesazhi i Bin Ladenit tregon dobësi


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se mesazhi i supozuar i Bin Ladenit, i transmetuar më herët këtë javë, tregon për dobësinë e liderit të al-Kaidës.

Në mesazh, mjeriu që pretendon se është Bin Ladeni dukej se e mori përgjegjësinë për sulmin në aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.

Në intervistën për rrjetin televiziv amerikan, ABC, prersidenti Obama tha se përpjekja e Bin Ladenit për të marrë kredi për sulmin e dështuar është “një indikacion se sa i dobët është ai, pasi kjo nuk është diçka domosdoshmërisht e drejtuar nga ai”.

Më herët, krahu rajonal i al-Kaidës, me seli në Jemen, pat thënë se ka dorë në sulmin e dështuar në aeroplanin amerikan.
XS
SM
MD
LG