Ndërlidhjet

Kosovë: Policia e liroi ndihmës ministrin e Serbisë


Policia e Kosovës e ka liruar sot pas një bisede informative, ndihmës ministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Branisllav Ristiq dhe katër serbë të tjerë.

Agron Hasanaj nga stacioni i policisë në Klinë, tha se së pari është liruar zoti Ristiq, e pastaj edhe të tjerët.

Lidhur me këtë çështje, ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha se “nuk është incident i rastësishëm, por dëshmi e qartë se Prishtina është përcaktuar për radikalizim”.

Në këtë aspekt, ai kërkoi që komuniteti ndërkombëtar ta “frenoj Prishtinën”.
XS
SM
MD
LG