Ndërlidhjet

NATO: Emërohet përfaqësuesi civil në Afganistan


NATO-ja sot e ka emëruar ambasadorin britanik në Kabul, Mark Seduill, për përfaqësues të lartë civil në Afganistan.

Ky përfaqësues do t’i mbikëqyrë përpjekjet për rikonstruktim dhe punën për përmirësimin e lidhjeve me qeverinë afgane dhe me Kombet e Bashkuara.

I dërguari i OKB-së në Afganistan, Kai Eide, aktualisht i ka kritikuar përpjekjet e koalicionit për ripërtritje, duke thënë se ato nuk janë në linjë me prioritetet e qeverisë së Afganistanit.
XS
SM
MD
LG