Ndërlidhjet

Afganistan: Fqinjët i mbështesin përpjekjet ndaj talibanëve


Liderët rajonalë dhe zyrtarët nga vendet fqinje të Afganistanit, sot kanë mbështetur planin e presidentit afgan, Hamid Karzai, për ofrimin e nxitjeve për luftëtarët talibanë për t’i inkurajuar ata që t’i ulin armët.

Mbështetja u bë në deklaratën e përbashkët në fund të takimit, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, nën drejtimin e presidentit, Abdullah Gyl.

Në takim morën pjesë edhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe zyrtarë të lartë nga vendet e tjera të rajonit, siç janë Irani, Taxhikistani dhe Kina.
XS
SM
MD
LG