Ndërlidhjet

Bruksel: Rifilluan bisedimet NATO – Rusi


NATO-ja dhe Rusia i rifilluan sot bisedimet ushtarake, për të parën herë, prej se takimet e këtilla të nivelit të lartë ishin bllokuar për shkak të luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008.

Në kontaktin e parë, shefi i shtamadhorisë së ushtrisë ruse, Nikollaj Makarov, ka pasur bisedime me shefin e Komitetit ushtarak të aleancës, Gjianpaolo Di Paola, para se të takohej me përbërjen e plotë të Komitetit në kuadër të takimit të Këshillit NATO – Rusi.

Këshilli është forumi i nivelit më të lartë në raportet ndërmjet dy palëve.

Një zëdhënës i admiralit Di Paola tha se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunmimi për Afganitsnain.

Agjencia FP nga Brukseli raporton se marrëdhëniet e NATO-s dhe të Rusisë ishin të tensionuara edhe për shkak të mbrojtjes raketore, paktit të armatimit dhe njohjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG