Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Irani nuk lejon të vizitohen alpinistët amerikanë



Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësime lidhur me mirëqenien e tre alpinistëve amerikanë, të cilët janë burgosur në Iran që nga korriku.

Zëdhënësi J.P. Krouli tha se refuzimi i Iranit që diplomatët zviceranë t'i vizitojnë alpinistët në burgun Evin në Teheran, është "fyerje" dhe shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zvicra i përfaqëson interesat amerikane në Iran sepse Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Uashingtoni thotë se tre alpinistët janë arrestuar kur gabimisht kanë hyrë në Iran nga Iraku.
XS
SM
MD
LG