Ndërlidhjet

Haiti: Shpëtohet i mbijetuari dy javë pas tërmetit



Një burrë nga Haiti është shpëtuar i gjallë nga rrënojat në Port-o-Prens, dy javë pasi tërmeti katastrofik e shkatërroi kryeqytetin.

Trupat amerikane thanë se e nxorrën njeriun nga gërmadhat e një ndërtese në qendër të qytetit, dhe e çuan në spital.

Një ushtar amerikan tha se nuk dihet nëse ai kishte mbetur i ngujuar nga tërmeti i 12 janarit, apo më vonë kur ndërtesa ishte shembur.

Më shumë se 130 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Port-o-Prens, ndërsa 150.000 vlerësohet se kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG