Ndërlidhjet

65 vjet nga çlirimit të Aushvicit



Në Poloni sot mbahen ceremoni në përkujtim të 65 vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes Aushvic në Poloninë e pushtuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të mbijetuarit nga kampi, veteranë sovjetikë të luftës dhe kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu janë ndërr të pjesëmarrësit në ceremoni.

Aushvici u çlirua nga armata sovjetike në 27 janar, 1945, ndërsa në vitin 2005 Kombet e Bashkuara e shpallën këtë datë si Dita Botërore e Përkujtimit të Hollokaustit, për t’i nderuar gjashtë milion hebrenjtë dhe miliona të tjerët që u vranë nga nazistët gjatë luftës.

Rreth 1.1 milion njerëz u zhdukën në Aushvic, 90 % nga të cilët ishin hebrenj që u vranë në dhomat e gazit.
XS
SM
MD
LG