Ndërlidhjet

Dy Koretë shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit detar



Zyrtarë të Koresë Jugore thanë se ushtritë e Koresë Veriore dhe asaj Jugore sot kanë shkëmbyer zjarr artilerik përgjatë kufirit të kontestuar detar.

Zyrtarët jugkoreanë thanë se Korea e Veriut hapi zjarr artilerik ndaj baterive tokësore të fqiut jugor.

Pas kësaj, jugu është përgjigjur me zjarr paralajmërues nga artileria bregdetare.

Nuk raportohet për dëme apo viktima si pasojë e zjarrit.
XS
SM
MD
LG