Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Fuqitë botërore diskutojnë sigurinë e Jemenit



Përfaqësues të fuqive botërore sot në Londër do t’i diskutojnë mënyrat për forcimin e Jemenit në luftën kundër rrjetit terroist Al Kaida.

Mbledhja u konvokua pasi një grup jemenas i afërt me Al Kaidën tha se qëndron prapa sulmit të dështuar në aeroplanin amerikan mbi Detroit më 25 dhjetor.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga tetë fuqi botërore, përfshirë Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, dhe zyrtarë nga Rusia, Britania, Italia, Franca, Gjermania, Japonia dhe Kanadaja.

Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga vendet fqinje të Jemenit.
XS
SM
MD
LG