Ndërlidhjet

Rusia ofrohet t'u ndihmojë afganëve me paratë e Perëndimit



Rusia raportohet se ka ofruar ndihma për rindërtimin e Afganistanit, për aq kohë sa Perëndimi të japë para.

E përditshmja "Kommersant", citon të dërguarin e Rusisë në NATO, Dimitri Rogozin, të ketë thënë se Rusia mund të rindërtojë më shumë se 140 ndërtesa të ngritura nga inxhinierët sovjetikë gjatë periudhës 1952-1988.

Rogozin ka thënë se elektranat, autostradat, linjat elektrike dhe rrjetet e naftëpërçuesve gjithashtu mund të riparohen.

Ai ka thënë se punimet duhet t'i financojnë vendet e Perëndimit, të cilat nuk kanë dërguar ushtarë në Afganistan.

"Kommersant" shkruan se Rusia do ta parashtrojë propozimin e saj në konferencën ndërkombëtare mbi Afganistanin në Londër.
XS
SM
MD
LG