Ndërlidhjet

Merkel: Caktimi i datës për tërheqje nga Afganistani – gabim



Kacelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të ishte gabim caktimi i datës specifike për tërheqje të trupave të Gjermanisë nga Afganistani, pasi kjo mund t’i inkurajoj talibanët.

- Mendoj se do të ishte gabim të caktohet data specifike për tërheqje, pasi ne nuk mund të parashikojmë zhvillimet dhe nuk dëshirojmë t’i inkurajojmë talibanët duke u dhënë atyre rast për të përgatitur sulm më të madh. Mendoj se pajtohemi në këtë, tha sot Angela Merkel, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin afgan, Hamid Karzai, në Berlin.

Zonja Merkel, dje ka shpallur se Gjermania planifikon dërgimin e 500 trupave shtesë në Afganistan për trajnim të forcave afgane.

Aktualisht në Afganistan gjenden 4300 ushtarë të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG