Ndërlidhjet

Papa e dënoi “egërsinë e paparë” të Holokaustit


Papa Benedikti i 16-të e ka dënuar sot “egërsinë e paparë” të kampeve naziste.

Çlirimi i Aushvicit dhe “dëshmitë e të mbijetuarve i tregojnë botës tmerrin e krimeve të egërsisë së paparë të kryera në kampet për shfarosje, të cilat i krijoi Gjermania Naziste”, tha Papa, në 65 vjetorin e çlirimit të Aushvicit.

Ai theksoi se Dita e Përkujtimit të Holokaustit, i cili shënohet sot, u është kushtuar “të gjitha viktimave të këtyre krimeve, e veçanërisht atyre viktimave të shfarosjes së planifikuar të hebrenjëve”.
XS
SM
MD
LG