Ndërlidhjet

Iran: Diplomatët gjermanë të involvuar në trazira


Mediat iraniane sot raportojnë se diplomatët gjermanë ishin të involvuar në trazirat anti qeveritare gjatë muajit të fundit.

Në raporte citohet një zyrtar i paemëruar i inteligjencës iraniane, që thotë se diplomatët gjermanë ishin të involvuar në përleshjet ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe të forcave të sigurisë gjatë ceremonive për festën shiite të Ashureve.

Protestat ishin më të dhunshmet prej zgjedhjeve kontestuese presidenciale në qershor të vitit të kaluar në Iran.

Më herët diplomatët iranianë i kishin përshkruar protestat si të mbështetura nga perëndimi, me qëllim për ta shkatërruar sistemin islamik të qeverisjes në Iran.
XS
SM
MD
LG