Ndërlidhjet

Rusi: Dhuna raciste shënoi rënie, por mbetet alarmante


Grupi rus për të drejtat e njeriut, Sova, thotë se është shënuar rënie në dhunën raciste në Rusi gjatë vitit 2009.

Sipas këtij grupi, 71 njerëz janë vrarë vitin e kaluar në sulme me motive raciste, ndërsa në vitin 2008, numri i të vrarëve ishte 110.

Veprimtarja e grupit Sova, Galina Kozhevnikova, tha se të dhënat paraqesin rënie të rëndësishme të sulmeve prej se ky grup kishte filluar mbledhjen e statistikave në vitin 2004.

Sipas saj, përpjekjet më të mira të policisë për zënien e autorëve të dhunës kanë ndihmuar.

Megjithatë, ajo tërhoqi vërejtjen se “shkalla e dhunës ksenofobike mbetet alarmuese, duke përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve në Rusi”.
XS
SM
MD
LG