Ndërlidhjet

Zbulohen 'kutitë e zeza' nga aeroplani i Etiopisë



Një oficer i armatës së Libanit tha se ekipet e kërkimit besojnë se kanë zbuluar 'kutitë e zeza' nga aeroplani i Etiopisë, i cili me 90 njerëz në bord u përplas afër brigjeve të Libanit.

Oficeri ka thënë se regjistruesit janë gjetur në thellësi 1.300 metra, rreth 10 km larg aeroportit bregdetar të Bejrutit.

Zyrtarët thanë se aeroplani me siguri është shkatërruar dhe ka rënë në Mesdhe në saje të motit të keq dhe stuhisë.
XS
SM
MD
LG