Ndërlidhjet

Haiti: Nxirret e gjallë 16 vjeçarja nga rrënojat



Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, 15 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Vajza raportohet se ka dehidruar dhe ka një këmbë të plagosur, por ka qenë shumë e lumtur kur e kanë shpëtuar.

Ajo kishte mbetur për 15 ditë nën rrënojat e një shkolle të shembur në Port-o-Prens.

Rreth 130 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, pas tërmetit të fiuqishëm prej 7 shkallësh të Rihterit, i cili la rreth 170 mijë të vdekur.
XS
SM
MD
LG