Ndërlidhjet

Obama dhe Medvedev diskutuan reduktimin e armatimit



Kremlini tha se presidenti Dimitri Medvedev dhe homologu i tij amerikan, Barak Obama, kanë zhvilluar një bisedë përmbajtjesore rreth traktatit për reduktimin e armatimit bërthamor.

Biseda telefonike, e cila u iniciua nga Uashingtoni, i pasoi komentet e Ministrisë së Jashtme në Moskë se brenda disa javëve, negociatorët e dy vendeve do të mund të arrijnë marrëveshjen, e cila shihet si pasardhëse e traktatit START nga viti 1991.
XS
SM
MD
LG