Ndërlidhjet

Iran: Ekzekutohen dy vetë për trazirat



Media iraniane raportoi se Irani ka ekzekutuar dy njerëz për trazirat e mëdha që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të qershorit.

Agjencia ISNA tha se të ekzekutuarit ishin në mesin e 11 njerëzve që janë dënuar me vdekje, nën akuzat për luftë kundër Zotit, përpjekje për të rrëzuar sistemin e Qeverisë Islamike dhe anëtarësim në grupe të armatosura.

Nuk ka pasur konfirmim të pavarur të raportit.

Agjencia tha se Reza Alizamani dhe Arash Rahmanipour u ekzekutuan mëngjesin e sotëm me varje.
XS
SM
MD
LG