Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët sulmojnë konvojin e NATO-s



Militantë të dyshuar islamikë kanë sulmuar një konvoj të NATO-s në qytetin port Karaçi, në jug të Pakistanit.

Kjo nuk është e para herë që militantët i sulmojnë konvojet e NATO-s, por rrallëherë ka ndodhur që ato të sulmohen në Karaçi.

Rreth 75% e karburantit dhe furnizimeve ushtarake për trupat e NATO-s dhe ato të SHBA-ve në Afganistan vijnë nga porti i Karaçit.

Në sulmin e sotëm, tre persona janë plagosur.
XS
SM
MD
LG