Ndërlidhjet

Braun: Sivjet fillon transferi i sigurisë në Afganistan



Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, tha se pret që forcat ndërkombëtare të jenë në gjendje ta fillojnë procesin e transferimit të përgjegjësive të sigurisë te trupat afgane nga fundi i këtij viti.

“Kjo konferencë e shënon fillimin e procesit të tranzicionit, për t’i diskutuar kushtet e nevojshme, në të cilat mund të fillojmë që zonë pas zone, provincë pas province, t’i transferojmë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane dhe populli afgan”, tha Braun.

Ai i bëri këto komente në hapje të konferencës ndërkombëtare mbi Afganistanin.

Braun tha se do të ketë kohë të vështira, por shprehu besimin se batica po “kthehet” kundër kryengritjes talibane në Afganistan.

Konferenca, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga afro 70 vende dhe organizata ndërkombëtare, synon t’i diskutojë strategjitë për përfundimin e luftës në Afganistan, e cila ka hyrë në vitin e nëntë.

Më herët, presidenti Hamid Karzai tha se forcave afgane do t'u duhen edhe pesë vjet që të aftësohen për ta marrë përsipër sigurinë në vend.
XS
SM
MD
LG