Ndërlidhjet

Karzai: Afganistani duhet t'u zgjasë dorën 'vëllezërve të zhgënjyer'



Presidenti Hamid Karzai tha se Afganistani duhet t’u zgjasë dorën ‘vëllezërve të zhgënjyer”, të cilët nuk janë pjesë e grupeve terroriste, për të sjellë pajtimin në vend.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare në Londër, Karzai i bëri thirrje mbretit të Saudisë, Abdullah, që të luajë rol të rëndësishëm në sjelljen e paqes në Afganistan.

Karzai gjithashtu u bëri thirrje fqinjëve të vendit të tij, përfshirë Pakistanin, që t’i përkrahin përpjekjet paqësore.

Më herët, kryeministri britanik, Gordon Braun, e mirëpriti planin e Karzait për pajtimin kombëtar, i cili mund t’u ofrojë punë dhe stimule tjera talibanëve të moderuar, që duan të heqin dorë nga dhuna dhe të braktisin kryengritjen.
XS
SM
MD
LG