Ndërlidhjet

Haiti: Nxirret e gjallë 16-vjeçarja nga rrënojat


Pasojat e tërmetit në Haiti.
Pasojat e tërmetit në Haiti.
Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, 15 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Vajza raportohet se ka dehidruar dhe ka një këmbë të plagosur, porse ka qenë shumë e lumtur kur e kanë shpëtuar.

Ajo kishte mbetur për 15 ditë nën rrënojat e një shkolle të shembur në Port-o-Prens.

Rreth 130 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, pas tërmetit të fuqishëm prej 7 shkallësh të Rihterit, i cili la rreth 170 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG