Ndërlidhjet

Jeremiq fton shtetet afrikane të mos njohin Kosovën


Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.


Serbia u ka apeluar shteteve afrikane që ta mbështesin përpjekjen e saj për të bllokuar njohjen diplomatike të Kosovës.

Kam ardhur sot këtu, që t’u ftoj t’i mbani parimet tuaja të rezervuara për çështjen e Kosovës”, tha ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, në hapje të samitit vjetor të Unionit Afrikan, në Adis Abeba të Etiopisë.

Kërkojmë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, të mbeten në këtë qëndrim, jo vetëm në emër të marrëdhënieve tona tradicionale miqësore, por me qëllim të konsolidimit të rendit ndërkombëtar për shekullin XXI, i cili do të bazohej në respektimin e së drejtës”, tha Jeremiq.

Jeremiq u tha liderëve afrikanë se pavarësia e Kosovës do të përbënte “kërcënim serioz” për kontinentin me aq shumë grupe rebele dhe luftëra civile.

Imagjinoni se sa shtete të këtij kontinenti të madh, sa anëtarë të Kombeve të Bashkuara do të prekeshin nëse do t’i jepej legjitimitet ndarjes së detyrueshme”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Kufijtë e çdo shteti multietnik do të kërcënoheshin, duke prodhuar jostabilitet në të gjitha pjesët e Afrikës”, tha ai.

Jeremiq u tha përfaqësuesve të shteteve të Afrikës se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së dhe, si e tillë, do të jetë urë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Unionit Afrikan.

"
Besojmë se në botën e ndërvarur të shekullit XXI, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do t'u japë domethënie të thellë marrëdhënieve tona me Unionin Afrikan. Kjo do të sigurojë që mbi 40 vende afrikane ta kenë mikun e vërtetë në Bruksel", tha Jeremiq. (V.P.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG