Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Bajden kritikojnë vendimin e Gjyqit Suprem


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, publikisht ka kritikuar vendimin e Gjyqit Suprem që të mënjanoi dispozitat që kufizojnë pjesëmarrjen financiare të koorporatave në fushatat parazgjedhor në SHBA.
Obama ka përkujtuar korporatat se mund të mund të shpenzojnë deri në pakufi në fushatat parazgjedhore në SHBA, por se është e ndaluar që t’u japin drejtpërdrejt mjetet financiare politikanëve.
Edhe nënpresidenti Xhozef Bajden ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Supreme është tmerrësisht i rrezikshëm dhe se duhet të korrigjohet.
Vendim i Gjyqit Suprem është marrë me votimin 5 për dhe 4 kundër.
Gjykatësi Pol Stivens që kishte votuar kundër, qëndrimin e vet e ka shpjeguar me vlerësimin se ky vendim, kompanive multinacionale që kontrollohen nga të huajt, u siguron të drejta të njëjta si qytetarëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG